Zanetti dhe disa lojtarë të Interit vizituan spitalin e fëmijëve në Milano - Bota Sot
Zanetti dhe disa lojtarë të Interit vizituan spitalin e fëmijëve në Milano

Futboll

Zanetti dhe disa lojtarë të Interit vizituan spitalin e fëmijëve në Milano

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 00:47
Futbollistët e Interit

Ish kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, i shoqëruar nga disa prej futbollistëve zikaltër, përfshi edhe përfaqësues nga skuadra e të rinjve dhe ajo e femrave, vizituan sot një spital për fëmijë në Milano.

Lautaro Martinez, Keita Balde dhe Stefan De Vrij ishin yjet që shoqëruan zv.presidentin zikaltër në këtë iniciativë të klubit milanez, ndërsa shpërndanë dhurata dhe bënë foto me fëmijët që trajtohen në spital.

“Kjo është një iniciativë e lavdërueshme dhe shumë e veçantë. Shumë fëmijë në të gjithë botën fatkeqësisht do të kalojnë Krishtlindjet duke luftuar për të kapërcyer të këqijat që i kanë goditur. Familja zikaltër donte të sillte një buzëqeshje, një moment të ndjeshmërisë së zemrës, por edhe forcë për t’u shëruar dhe për t’u kthyer sa më shpejt që të jetë e mundur, të kalojnë fëmijërinë e lumtur që secili fëmijë meriton”

Ai shtoi se “ Kjo është forca e një klubi sportiv si i yni, ne jemi të sigurt se kemi bërë sot një gjest shumë të rëndësishëm, të cilin shpresojmë të jemi në gjendje të përsërisim së shpejti”, shkruan supersport.al.

Kjo vizitë e lojtarëve vjen me rastin e festës së krishtlindjeve.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera