Ademi në ditën e festës shpërndau topa e fanella

Futboll

Ademi në ditën e festës shpërndau topa e fanella

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 17:30
Ademi në ditën e festës shpërndau topa e fanella

Festa e Flamurit, presidentin e FFK-së Agim Ademi, të shoqëruar nga anëtarja e KE dhe kryetarja e Komisionit të futbollit të femrave znj. Vjollcë Krasniqi dhe anëtari i KE, Iljaz Mjaku, e ka gjetur në rajonin e Ferizajt, ku u pritën nga kryetari i LRF z. Afrim Haliti bashkë me përfaqësuesit e klubeve të Ligë së dytë të cilët kishin organizuar një turne për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Me këtë rast, presidenti Ademi duke ua uruar festën e Flamurit dhe duke u dorëzuar mirënjohjet në turne, ka thënë se FFK-ja gjithmonë me aktivitete të ndryshme edhe nëpër rajone e ka shënuar këtë festë. Ndërkaq, që presidenti Ademi ka vazhduar me përkrahjen e klubeve të Ligave të dyta apo siç e quan ai tashmë si futbollin popullor, për klubet KF”Lepenci” nga Kaçaniku, KF”Sharri” Hani i Elezit, KF”Kastrioti” Ferizaj, KF”Çeliku” Ferizaj  e KF ”Vjosa” Shtime.

Në bashkëbisedim me drejtuesit e këtyre klubeve presidenti Ademi ka thënë se FFK-ja e  ka prioritet përkrahjen e këtyre klubeve sepse mendon se këto shërbejnë si kopshte ku rriten talentet e futbollit dhe nga ku mund të furnizohen klubet e rangjeve më të larta. Pra këtu e kemi produktin i parë, ndaj jemi thellësisht të interesuar që t’u ndihmojmë në zhvillimin tuaj dhe dyert e FFK-së janë gjithmonë të hapura për çfarëdo lloj brenge.

E nga ana e tyre drejtuesit e klubeve duke e falënderuar presidentin Ademi dhe anëtarët e KE, kanë thënë se ndjehen jo vetëm të nderuar por edhe të inkurajuar sepse si asnjëherë më parë kanë marrë mbështetjen e FFK-së dhe kjo na obligon të gjithë që me përkushtim të merremi me organizimin e mirëfilltë të klubeve dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të garave duke kultivuar frymë sportive në gara. Presidenti Ademi gjatë ditës së sotme mori pjesë edhe në turneun e futbollit për femra, që u organizua nga KFF Bazeli 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat