Kosovare Asllani: 28 Nëntori, dita që bashkon gjithë shqiptarët

Futboll

Kosovare Asllani: 28 Nëntori, dita që bashkon gjithë shqiptarët

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 18:34
Kosovare Asllani

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, e cila luan për Kombëtaren e Suedisë, ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Shqiptarët sot po festojnë 106 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Asllani, në një postim në Facebook, ka thënë se 28 Nëntori është dita që bashkon gjithë shqiptarët.

“Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së Pavarësisë- Ditën e Flamurit,  28 Nëntori është dita që bashkon të gjithë shqiptarët, festa më e madhe e kombit tonë.”, u shpreh ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat