Hamsik: E kryem punën tonë, ta bëjmë sërish në Anfield

Futboll

Hamsik: E kryem punën tonë, ta bëjmë sërish në Anfield

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 06:17
Marek Hamsik

Sulmuesi i Napolit, Marek Hamsik thotë se ekipi i tij e ka kryer punën pas fitores prej 3 me 1 ndaj Crvena Zvezdës, por thotë se duhet ta bëjnë sërish në ndeshjen vendimtare në Anfield Road ndaj Liverpoolit.

Napoli e kishte mposhtur Liverpoolin në shtëpi me rezultat prej 1 me 0, dhe është në krye të Grupit C megjithatë nuk e ka ende të sigurt kalimin e fazës së grupeve.

“Kemi një grup fantastik dhe duhet të luajmë deri në fund. Liverpooli është shumë i vështirë, por kemi dëshmuar se mund ta mposhtim dhe mendoj se do të jetë një ndeshje spektakolare në Anfield. Në minutën e 90 njerëzit filluan të festonin dhe mendojmë se është rezultat pozitiv. Kryem punën tonë, dhe tani duhet ta bëjmë edhe në Anfield”, është shprehur Hamsik për Sky Sport Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat