Klopp e komenton humbjen nga PSG, ja çfarë thotë për sfidën finale ndaj Napolit

Futboll

Klopp e komenton humbjen nga PSG, ja çfarë thotë për sfidën finale ndaj Napolit

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 08:27
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka komentuar humbjen e Liverpool nga PSG me rezultat 2:1 në ndeshjen  e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Humbja në ‘Parkun e Princave’, i ka vështirësuar kalimin tutje Liverpool, që ka nevojë për një natë ‘magjike’ ndaj Napolit në ‘Anfield Road’.

“Fillimi ishte si ne e prisnim, shumë i fortë dhe shumë intensiv”, ka deklaruar Klopp, 

“Ne patëm dy-tre situata ku dukshim më të vërtetë premtues, nuk ishin mundësitë më të mëdha në botë, por me një ose dy vendime të ndryshme ne do të ishim në lojë. Ne ishim në lojë, por jo mjaftueshëm për të marrë diçka”.

“Ne duhet të kemi një natë speciale (kundër Napolit). Nëse e bëjmë atë, e kemi merituar. Nëse nuk e bëjmë, nuk kemi mundur. Më 11 dhjetor kemi për të përgatitur finalen në Anfield. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat