Komplikohet situata në grupin C, ja cilat rezultate e kualifikojnë tutje Liverpoolin

Futboll

Komplikohet situata në grupin C, ja cilat rezultate e kualifikojnë tutje Liverpoolin

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Xhiroja e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve pritet të jetë shumë interesante, sidomos për grupin C.

Derisa në shumë grupe është mësuar renditja e skuadrave,e njëjta nuk mund të thuhet edhe për grupin C, që ka krijuar një situatë të komplikuar.

Kjo situatë është krijuar pas fitores 2:1 të PSG-së ndaj Liverpool dhe fitores së Napolit ndaj Crvena Zvezdës.

Një xhiro para fundit të fazës së grupeve, është Napoli që kryeson në këtë grup më 9 pikë, i ndjekur nga PSG me 8 pikë, Liverpool 6.

Në xhiron e fundit takohen Liverpool-Napoli dhe Cervena Zvezda-PSG.

Praktikisht pritet një fitore e francezëve në Beograd, por me çfarë rezultati do të kualifikohej tutje Liverpooli?

“The Reds” i mjafton një fitore minimale 1:0, por pas çdo goli të pranuar, do të duhet të fitojë me dy gola epërsi, 3:1, 4:2, 5:3 e kështu me radhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat