Tifozët e Liverpoolit shpërthejnë keq për Xherdan Shaqirin

Futboll

Tifozët e Liverpoolit shpërthejnë keq për Xherdan Shaqirin

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:55
Tifozët e Liverpoolit shpërthejnë keq për Xherdan Shaqirin

Tifozët e Liverpoolit janë të zhgënjyer me Jurgen Kloppin, i cili vazhdon të mos i besojë shqiptarit në ndeshje të mëdha.

Shaqa u inkuadrua vetëm në minutën e 77-të në vend të mesfushorit, James Milner, ku skuadra e Liverpoolit humbi 2:1 dhe rrezikon seriozisht eliminimin nga faza e grupeve.Për tifozët, është e pakuptueshme se si lojtarë si; Shaqiri, Fabinho dhe Keita qëndrojnë në stol, kurse Milner e Henderson luajnë titullar. “Vendimet e trajnerit na kushtuan, përderisa kishim në bankë lojtarë si; Fabinho, Shaqiri e Keita”, shkruan një tifozë në “twitter”, teksa një tjetër beson se “Shaqiri është 10-shi më i mirë dhe mbrëmë është dashur të luajë”.

Tifozët nuk e duan as kapitenin në formacione “nuk dua të fajësojë askënd, por Hendo nuk duhet të luajë, Shaqiri duhet të startojë në çdo ndeshje kur është i gatshëm”, “Klopp bëri zgjedhje të gabuara, Shaqiri duhet të luajë prapa Manes, Salahut e Firminos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat