Juventusi kërkon dy futbollistë të tjerë nga Reali

Futboll

Juventusi kërkon dy futbollistë të tjerë nga Reali

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 14:21
Real Madridi

Kampionët e Italisë synojnë ta përforcojnë edhe më shumë skuadrën.

Pas Cristiano Ronaldos edhe dy futbollistë të tjerë mund t’i bashkohen Juventusit nga Real Madridi.

I pari është Isco, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Santiago Solari dhe sipas Tuttosport, futbollisti spanjoll po e shqyrton mundësinë e largimit nga Reali.

Veç Juventusit, për Iscon ka shprehur interesim edhe Manchester City.

Emri tjetër është ai i Marcelos. Ka kohë që flitet se braziliani do të largohet nga Real Madridi dhe dëshiron të luajë përsëri me Ronaldon, prandaj e sheh Juventusin si destiancionin e tij të ardhshëm.

Gjithnjë sipas Tuttosport, Marcelo pritet të largohet nga Bernabeu me të përfunduar ky stinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat