Mirabelli: Ronaldo ishte pranë transferimit te Milani

Futboll

Mirabelli: Ronaldo ishte pranë transferimit te Milani

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 14:26
Massimiliano Mirabelli

Ish-drejtuesi i klubit kuqezi tregon sesi portugezi ka qenë në bisedimet me rossonerët.

Massimiliano Mirabelli ka zbuluar disa nga prapaskenat e kohës kur ai ishte drejtues te Milani.

Ai tregon se kishte kërkuar disa lojtarë të klasit botëror në krye me Cristiano Ronaldon.

“Qëllimi im i parë ka qenë Aubameyang. Të gjithë e dinë marrëdhënien që ne kemi. Kemi tentuar shumë herë, por Dortmundi vendosi çmim të lartë”, deklaroi ai.

“Marrëveshja me lojtarin ishte gati, ndërkohë duhet të dëgjoja edhe Montellën, që kishte si zgjedhje të parë Kaliniçin”.

“Ne kemi studiuar edhe 4 sulmues të tjerë, Benzema, Morata, Higuain dhe Immobile. Madje po iu them se kemi qenë afër Cristiano Ronaldos. Kemi diskutuar marrëveshjen me menaxherin e tij Mendez, por kostoja e lartë e operacionit na ndaloi, edhe pse presidenti ishte i bindur për ta blerë.”, theksoi Mirabelli.

Ronaldo këtë verë iu bashkua Juventusit nga Real Madridi për 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat