Befason Van Dijk: Ndoshta duhet të jemi më shumë si PSG

Futboll

Befason Van Dijk: Ndoshta duhet të jemi më shumë si PSG

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 00:37
Virgil van Dijk

Virgil van Dijk ka lëshuar një deklaratë befasuese pas ndeshjes Liverpool – Paris Saint – Germain.

Ai ishte i frustruar, njësoj sikur trajneri i tij Jurgen Klopp, me gjestet e brazilianit Neymar dhe lojtarëve të tjerë.

“Ndonjëherë ata goditen dhe bien në tokë dhe nganjëherë këtë e bëjnë shumë lehtë dhe kjo më nervozon. Është e rëndësishme ta mbash kokën të qetë, por çdo herë që bënim ndonjë faull, ata të gjithë vraponin drejt referit” ka thënë holandezi.

“Ne duhet ta bëjmë njëjtën gjë ditëve të sotshme, megjithëse kjo nuk është loja ime. Ne i respektojmë ata si lojtarë sepse janë lojtarë të kalibrit botëror” ka përfunduar mbrojtësi i Liverpool.

Kujtojmë se PSG fitoi takimin me rezultatin 2:1, duke kaluar me njërën këmbë në fazën 1/16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat