Scaloni, do ti ofrohet kontratë për trajner të Argjentinës

Futboll

Scaloni, do ti ofrohet kontratë për trajner të Argjentinës

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 00:05
Lionel Scaloni

Pasi ka pasur rezultate të mira si trajner i përkohshëm, 40 vjeçarit pritet që ti ofrohet karrigeje e Albiceleste për Cipa America 2019

Trajneri i brendshëm i Argjentinës, Lionel Scalonit i është ofruar kontratë nga Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) për trajner të Kombëtares, nga presidenti Claudio Tapia.

Ish trajneri Jorge Sampaoli e ka paguar çmimin për paraqitjen e dobët të Argjentinës në Botëror, pasi që ata u eliminuan në 1/8’ën e finales nga Franca.

Scaloni, i cili më parë ka qenë në krye të skuadrës U-20 të Argjentinës, është trajner i përkohshëm që nga gushti dhe ka drejtuar gjashtë ndeshje me radhë.

E vetmja humbje e tij ishte nga Brazili në tetor, derisa ai ka mposhtur dy herë Meksikën, ka deklasuar Irakun, ka gjunjëzuar Guatemalan dhe ka një barazim me Kolumbian .

 “Është e rëndësishme të dimë çfarë ne dëshirojmë nga skuadra e jonë kombëtare”, ka thënë të enjten para komitetit ekzekutiv, Tapia.

“Ne e kemi përcjell punën e Lionel Scaloni, vazhdimisht, kështu që ne do ti ofrojmë atij kontratë deri pas Copa America”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat