“Fenomeni”: Ajo ka qenë ndeshja ime më e rëndësishme

Futboll

“Fenomeni”: Ajo ka qenë ndeshja ime më e rëndësishme

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 07:44
Ronaldo

Futbolli do të mbetet në gjakun e tij. Pas tërheqjes nga fushat e lojës, “Fenomeni” Ronaldo është bërë presidenti i Valladollid, por nuk e ka harruar karrierën e tij të gjatë dhe të mbushur me suksese.

Shumë momente të bukur, por edhe disa të shëmtuar. Ka qenë vetë braziliani që ka zbuluar për “Sky Sport” një episod që e konsideron si një nga më të rëndësishmit të jetës së tij.

Ka qenë një ndeshje e veçantë, ku ai ka qenë protagonist me golat e tij, duke udhëhequr Real Madridi-n drejt fitores kundër Manchester United në edicionin 2002-03 të Champions League.

“Të luash me Real Madrid është ëndrra e të gjithëve, është maksimumi. Si të veshësh fanellën e Brazilit. Një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime ka qenë ndeshja e Champions League kundër Manchester United. Kam shënuar tre gola, por momenti më i bukur erdhi kur u zëvendësova, teksa njerëzit u çuan të gjithë në këmbë për mua”, ka thënë Ronaldo.

“U befasova nga reagimi spontan i kundërshtarëve të mi. Ka qenë një moment me të vërtetë magjik, një nga më të rëndësishmit e jetës sime. Futbolli është gjithçka. Ndihem krenar kur kthej kokën mbrapa dhe shikoj atë që kam bërë”, ka thënë “Fenomeni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat