“Herën e fundit që isha këtu humba 7-1”, transferi i dështuar kapet duke demotivuar shokët

Futboll

“Herën e fundit që isha këtu humba 7-1”, transferi i dështuar kapet duke demotivuar shokët

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 10:56
Fabinho

Fabinho ishte zëvendësues i papërdorur në humbjen e Liverpool 2-1 ndaj PSG-së të mërkuren mbrëma, por ai mund të jetë pjesërisht fajtor për shfaqjen e dobët të skuadrës së tij.

Mesfushori brazilian u habit duke folur me shokët e skuadrës Sadio Mane dhe Naby Keita kur ata arritën në “Parc des Princes” dhe mesazhi i tij duket që nuk ishte edhe aq motivues.

Ish-lojtari i Monacos, i kujtoi Manes dhe Keitas se ai kishte pësuar një humbje prej 7-1 në udhëtimin e tij të fundit në stadiumin e PSG-së.

Kjo bisedë është kapur nga kamerat e RMC, i cili dëgjohet dukë thënë në frëngjisht: “Herën e fundit që kam ardhur këtu kam humbur 7-1.”

Duke u përpjekur për të vënë një koment pozitiv në fjalët e Fabinhos, Mane u përgjigj: “Por pasi u bëre kampion”.

Por Mane ishte gabim dhe Fabinho e korrigjoi duke shpjeguar: “Jo, ishte një vit më parë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat