Musolli do të nënshkruajë në janar me Gjilanin?

Futboll

Musolli do të nënshkruajë në janar me Gjilanin?

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 12:05
Musolli do të nënshkruajë në janar me Gjilanin

Një lëvizje e papritur, ka ardhur ditën e sotme nga klubi i Kukësit. Është mesfushori Besar Musolli, i cili për momentin gjendet i dëmtuar prej lëndimit të ligamentit të gjurit, që ka ndërprerë kontratën me klubin verilindor.

Një nga pikat kyçe të ekipit të Kukësit vitet e fundit, Musolli zgjedh që të zgjidhë me konsensus kontratën me drejtuesit, duke parë edhe rrethanat në të cilat gjendet tashmë. 29-vjeçari, ishte një nga afrimet e klubit 6 sezone më parë, edhe kur u ngjitën në Superiore, nga ekipi i Hysit në Kosovë.

“Po, vendosëm të prishim kontratën me klubin”, – ka deklaruar Musolli për “Panorama Sport”. Në 223 takime, Musolli fituar gjithccka me Kukësin, Kupën, Superkupën si edhe titullin me verilindorët

Ndryshe, Musolli i kishte bërë një premtim kryetarit të klubit të Gjilanit se pasi ta përfundojë aventurën te Kukësi do t’i bashkohet klubit nga Anamorava.

Mbetet të shihet nëse Musolli do të nënshkruajë në janar me Gjilanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat