Një lajm i mirë për skuadrën shqiptare

Futboll

Një lajm i mirë për skuadrën shqiptare

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 12:31
Muhamed Sejdini

Federata e futbollit e Maqedonisë me mbështetje të UEFA-së dhe programit për zhvillim, zyrtarisht mori leje për fillimin e aktiviteteve për rekonstruimin dhe ndërtimin e tribunave në dy stadiume të vendit tonë, në Çair ku luan skuadra shqiptare Shkupi  dhe Ohër.

Mjetet janë miratuar pasi paraprakisht u dërgua aplikim me projekte ideore për dy stadiumet në fjalë nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë.Këto aktivitete janë pjesë e projektit të FFM-së për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në komuna të ndryshme të Maqedonisë.

Marrëveshja për rikonstrumin dhe ndërtimin e tribunave në stadiumet në ‘Çair’ të Shkupit dhe në Ohër do të rregullohet përmes bashkëpunimit në realizimin e punëve nga FFM, vetëqeverisjet lokale dhe UEFA.

“Në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë mund të njoftoj se bashkë me komunat dhe UEFA-në vazhdojmë bashkarisht ndërtimet për një të ardhme më të mirë të futbollit në Maqedoni. Këto janë projekte të vlefshme me rëndësi të jashtëzakonshme, por edhe një impuls shtesë për vetëqeverisjet lokale, e gjitha me qëllim për sigurimin e një të ardhme të bukur për futbollin tonë. Mundohemi të ndihmojmë kudo dhe në çdo mënyrë dhe unë shpresoj se këto projekte do t’i realizojmë sipas marrëveshjes dhe në përputhje me parimet tona dhe të UEFA-së. Qëllimi ynë i vetëm me këto lloje të projketve është të sigurojmë kushte si që meritojnë klubet, shikuesit dhe ekipet përfaqësuese”, deklaroi u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat