Crespo kthehet përsëri si trajner

Futboll

Crespo kthehet përsëri si trajner

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:53
Hernan Crespo

Ish-sulmuesi i disa klubeve italiane ka oferta nga Argjentina. Pas një aventure të shkurtër në Serie B me Modenan, Hernan Crespo është gati të rinisë karrierën e tij si trajner.

Ish-sulmuesi i Interit ka një ofertë interesante në vendlindje për të marrë drejtimin e Banfield që nuk po ecën siç duhet në kampionat.

Trajneri aktual, Julio Falcioni ka vendosur të mos rinovojë kontratën dhe duket se Hernan Crespo është kandidati më i favorizuar për t’u ulur në stolin e ekipit që aktualisht është në vendin e 12 pas 13 ndeshjesh.

Gjithashtu, Gabi Milito dhe Eduardo Dominguez janë kandidatë për drejtimin e Banfield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat