Fabregas: Dua të luaj më shumë

Futboll

Fabregas: Dua të luaj më shumë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:54
Cesc Fabregas

Mesfushori spanjoll nuk është zgjedhje e parë për trajnerin Maurizio Sarri.

Është përfolur shumë ditët e fundit për një transferim të mundshëm të Cesc Fabregas drejt Italisë në janar, konkretisht te Milani.

Lidhur me këtë çështje 31-vjeçari u tregua disi i rezervuar duke thënë se për momentin po  luan për Chelsean, por pranoi se si çdo lojtar kërkon që të ketë më shumë minuta.

“Kemi një skuadër të mirë me lojtarë të vlefshëm”, tha Cesc. “Jam në Stamford Bridge dhe jam i lumtur, por është e qartë që çdo lojtar kërkon të ketë sa më shumë minuta”.

“Nuk kam folur me asnjeri, por sigurisht që përderisa nuk kam rinovuar kontratën do të thotë që mund të ketë interes për mua në janar. Për momentin mund të them që do të qëndroj deri në fund të sezonit te Chelsea”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat