Short interesant për Kupë, Prishtina ndeshet me rivalin e moçëm

Futboll

Short interesant për Kupë, Prishtina ndeshet me rivalin e moçëm

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:56
Pamje nga shorti

Në praninë e zv.sekretarit të përgjithshëm, Arianit Ahmeti dhe anëtarëve të Komisionit të Garave, Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti e Abdyl Bellopoja dhe përfaqësuesve të klubeve, sot, në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës. Para tërheqjes së shortit zv.sekretari Arianit Ahmeti i përshëndeti përfaqësuesit e klubeve dhe u dëshiroj fat në gara. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 8 e 9 dhjetor.

"Fati deshi që Prishtina sërish të jetë udhëtuese te rivalët e moçëm të Lirisë në Prizren. Dy-herë fituesit e Kupës, Liria dhe gjashtë-herë fituesit, Prishtina, ndeshjen e këtij raundi pritet të zhvillojnë në fundjavën e ardhshme më 8/9 dhjetor. Edhe ky raund zhvillohet vetëm me një ndeshje, ndërsa në rast barazimit luhet vazhdimet dhe eventualisht penalltitë. Ndërsa Liria ka mposhtur anëtarin e Ligës dytë (kategoria e tretë) Lugun e Baranit si mysafir 11:0, Prishtina ka fituar si udhëtuese ndaj Drenicës pas ekzekutimit të penalltive (0:0 /5:4)", thuhet nga FC Prishtina.

Çiftet e 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës
Trepca -89   Flamurtari
Fushë Kosova – Ferizaj
Drita – fituesi i ndeshjes 2 Korriku – Minatori
Ballkani – Gjilani
Dukagjini – Feronikeli
Kika – Istogu
Liria – Prishtina
Besa – Vëllaznimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat