Gattuso: Nuk dua të flas tani për ndeshjen e Athinës

Futboll

Gattuso: Nuk dua të flas tani për ndeshjen e Athinës

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:23
Gattuso: Nuk dua të flas tani për ndeshjen e Athinës

Milani fitoi me rezultatin 5:2 ndaj gjysmë-profesionistëve të Dudelange, në një sfidë që për një moment u kompromentua ndjeshëm për kuqezinjtë, që gjithsesi arritën të kthejnë gjithçka në favorin e tyre.

Trajneri Genaro Gattuso pranoi vështirësinë e sfidave të tilla, por edhe tensionin që e karakterizoi gjatë këtij takimi, ndërsa vlerësoi reagimin e skuadrës, që arriti të përmbysë disavantazhin, duke shënuar edhe 4 gola të tjerë.

“Jam gjithmonë në tension kur luajmë ndeshje të tilla, sepse nuk ka sfida të lehta. Janë skuadra që kanë një ritëm të mirë për 50 minuta, dhe më pas në fund vuajnë. Më pëlqeu reagimi i skuadrës”, shprehet Gattuso.

Milani është shumë pranë kualifikimit për në fazën e 1/16-ave të këtij kompeticioni, por për të kaluar zyrtarisht, duhet të përballet edhe me Olympiacosin në Athinë, në një sfidë ku të besuarit e Gattusos duhet të shmangin humbjen.

“Kemi një ndeshje me Parmën në fillim, më pas do mendojmë për ndeshjen me Olympiacosin. Kemi ende kohë, por gjëja më e rëndësishme është të rikuperojmë energjitë. Nuk dua të flas tani për ndeshjen e Athinës”, tha trajneri i kuqezinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat