“Nuk mund ta kuptoj pse Messi nuk është në mesin finalistëve për Topin e Artë”

Futboll

“Nuk mund ta kuptoj pse Messi nuk është në mesin finalistëve për Topin e Artë”

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:27
Messi

Ish trajneri i Real Madrid dhe Kombëtares së Spanjës, Vicente del Bosque, ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si Lionel messi nuk është në mesin e kandidatëve për Topin e Artë.

Të hënën më 3 dhjetor, France Fotball do të shpall fituesin e Topit të Artë për vitin 2018, dhe për herë të parë në dhjetë vitet e fundit, në treshen finaliste pritet të mos jenë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Sipas shkrimeve të medieve të huaja, Luka Modric, Kylian Mbappe dhe Rapahel Varane po konsiderohen favoritë për të triumfuar këtë vit.

“Unë nuk do të flas shumë për Topin e Artë, unë nuk jam duke besuar më në këtë gjë”, ka deklaruar Del Bosque.

“Unë pyes veten, unë nuk mund ta kuptoj pse Messi nuk është në mesin e finalistëve”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat