FIFA shkruan për Kosovën, i teston tifozët

Futboll

FIFA shkruan për Kosovën, i teston tifozët

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:51
FIFA shkruan për Kosovën, i teston tifozët

FIFA shkruan për Kosovën, i teston tifozët: “Që sa ndeshje Kosova është e pamposhtur?”

Faqja zyrtare e shtëpisë numër një të futbollit botëror, FIFA ka bërë një postim për Kosovën në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

FIFA ka shkruar për formën fantastike të Kosovës, që për tetë muaj është ngjitur për 45 pozita në ranglistë.

Madje, i ka pyetur edhe ndjekësit lidhur me ecurinë e kombëtares tonë, ku ka folur për numrin e ndeshjeve që nuk ka humbur, e që përgjigjia e saktë është…. duhet ta gjeni.

Pra, kombëtarja ‘verdhë e kaltër’ në dhjetë ndeshjet e fundit të këtij viti nuk është mposhtur asnjëherë, për të regjistruar kështu rezultate të jashtëzakonshme dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ku do të përballet me Maqedoninë dhe është 2 ndeshje larg Euro 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat