Këto janë skuadrat që po e kërkojnë 145 milionëshin Dembele

Futboll

Këto janë skuadrat që po e kërkojnë 145 milionëshin Dembele

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 16:38
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele është kthyer në lojtarin më të diskutueshëm në botë me veprimet e tij “amatoreske”.

Lojtari është kritikuar, madje është lënë jashtë skuadrës për një ndeshje pasi nuk shfaqet me kohë në seancat stërvitore dhe në udhëtimet e skuadrës.

Madje thuhet se lojtari ka problem edhe me jetën private, ku po “vuan” nga ushqimet e shpejta dhe video – lojërat.

Por, me gjithë problemet e paraqitura, janë disa skuadra që kanë shfaqur interes për lojtarin, në rast se ai largohet nga “Camp Nou”.

Paris Saint – Germain , Liverpool dhe Arsenal, sipas “Goal”, janë tri skuadrat që janë pretendent kryesore për të siguruar shërbimet e francezit.

Parisienët mund ta shfrytëzojnë edhe “kartën” Neymar, i cili thuhet se po kërkon largimin nga Franca.

Liverpool dhe Arsenal gjithashtu kanë ngritur projekte në të cilat Dembele do të përshtatej mjaft mirë.

Kujtojmë se lojtari vlerësohet me 145 milionë euro, shumë kjo e cila do duhej paguar Barcelonës për ta liruar lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat