Musolli: Fatin tonë e vendos vetëm Zoti

Futboll

Musolli: Fatin tonë e vendos vetëm Zoti

Nga: K. G. Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:03
Musolli: Fatin tonë e vendos vetëm Zoti

Futbollisti nga Kosova, Besar Musolli, mbyllë aventurën me klubin shqiptar Kukësi. “Jetës nuk i dihet asnjëherë dhe fatin tonë e vendos vetëm Zoti. Pas një aventure të gjatë, ku takova shumë miq të mirë, arrita shumë suksese, por kalova dhe shumë vështirësi, dua të njoftoj që aventura ime te Kukësi mbyllet këtu. Jam ndjerë si në shtëpinë time nga pritja e tifozëve, të cilët më kanë mbështetur që nga momenti i parë kur firmosa me Kukësin dhe vijojnë që ta bëjnë edhe tani kur po kaloj një moment jo pak të vështirë. Më besoni që nuk do doja që të ndahesha në këtë mënyrë, por rrethanat na shtynë që të merrnim një vendim ku të përshëndetesh me presidentin dhe drejtuesit. Dua të falënderoj këdo që më ka qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe”, shkruan Musolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat