Barcelona takim me Mino Raiola, diskutohet për De Ligt

Futboll

Barcelona takim me Mino Raiola, diskutohet për De Ligt

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 18:13
De Ligt

Padyshim se mbrojtësi më i përmendur në futbollin evropian është Matthijs De Ligt.

Holandezi ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Ajax, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ai ka qenë fenomenal edhe me përfaqësuesen e Holandës, me të cilën kaloi fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Skuadra që është afër të kryej transferimin e tij është Barcelona.

“Sport” shkruan se Barcelona do të takohet me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Skuadra katalunase ka qenë në lidhje me De Ligt, dhe synon që të dal fituese kundër Manchester City për lojtarin.

Raiola do të udhëtoj drejt zyrave të Barcelonës për të negociuar me skuadrën, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje.

De Ligt do të fitonte minutazh të madhe duke pasur parasysh edhe mungesën e fundit të Samuel Umtiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat