Kovaç: Pyes veten a po punoj mirë

Futboll

Kovaç: Pyes veten a po punoj mirë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 19:02
Kovaç: Pyes veten a po punoj mirë

Trajneri i Bayerit nga Munihu, Niko Kovaç, u shpreh se tashmë është mësuar me presionin karshi tij sa herë që skuadra bavareze pëson një rezultat zhgënjyes. “Unë jam një person që gjithnjë përpiqet të reflektojë. Pyes për gjithçka që bëj. Pyes veten a po punoj mirë si trajner i Bayern. Unë dua të përmirësohem nga dita në ditë dhe në këto 5 muaj që jam në Mynih mendoj se ka gjëra që i kam bërë mirë, por edhe gjëra që nuk më kanë kënaqur. Unë shpesh diskutoj me skuadrën edhe për ndryshimet taktike që bëjmë në fushë”, u shpreh Kovaç.

Bayerni sot do të luajë në fushën e vështirë të Werder Bremenit. “Për mua është e vështirë, pasi Bayern është kampion prej vitesh dhe më duhet të ruaj këtë ritëm gjithnjë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat