Atletico Madrid kthen sytë nga Hazard

Futboll

Atletico Madrid kthen sytë nga Hazard

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 21:17
Atletico Madrid kthen sytë nga Hazard

Atletico Madrid po mendon që të kryej një transferim të madh në afatin e janarit.

“SportBild” shkruan se madrilenët janë të interesuar për yllin e Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard.

Belgu ka shkëlqyer me paraqitjet në Gladbach që kur shkoi në formë huazimi në vitin 2014.

Ai, këtë sezon ka realizuar tetë gola dhe ka shtuar pesë asistime në vetëm 12 ndeshje në Bundesliga.

25 vjeçari ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2020. Gladbach do t’i dëgjojë të gjitha ofertat pasi që nuk e kanë të sigurt vazhdimin e kontratës me Hazard.

Hazard është kthyer në bartësin e lojës së skuadrës këtë sezon, kësisoj duke tërhequr vëmendjen e madrilenëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat