E pabesueshme, edhe Arthur do të mungojë për Barcelonën

Futboll

E pabesueshme, edhe Arthur do të mungojë për Barcelonën

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 23:02
Arthur

Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për Barcelonën nga stafi mjekësor i skuadrës.

Së fundmi mësohet se Ernesto Valverde nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Arthur Melo.

“Marca” shkruan se lojtari nuk është stërvitur këtë të premte dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Barcelonës kundër Villarreal.

Braziliani mungoi gjithashtu edhe në ndeshjen kundër PSV Eindhoven, pasi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Atletico Madrid.

Arthur i bashkohet listës me emrat që do të mungojnë, që përbehet nga: Luis Suarez, Thomas Vermaelen, Samuel Umtiti, Jasper Cillessen dhe Rafinha Alcantara.

Nuk mund të ishte situatë më e keqe për skuadrën katalunase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat