“Shkova në stërvitjen e tij 20 vite më parë”; Sarrin e frymëzon ky trajner

Futboll

“Shkova në stërvitjen e tij 20 vite më parë”; Sarrin e frymëzon ky trajner

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:08
Maurizio Sarri

Një “pionier” për trajnerët italianë në Angli, Claudio Ranieri është konsideruar si një nga frymëzuesit e Maurizio Sarrit. Me Chelsea, që do të vendoset përballë Fulhamit të dielën, trajneri Sarri mori kohë për të shpjeguar ndikimin e 67-vjeçarit mbi të, si në aspektin e taktikave, dhe në rrugën e karrierës.

Njeriu i stolit të Chelsea, gjithashtu, zbuloi se ndoqi seancat e trajnimit të Ranierit, kur bashkatdhetari i tij ishte në krye të Fiorentinës, midis viteve 1993 dhe 1997. “Natyrisht, ai ishte një frymëzim, – tha Sarri. – Shkova të flas me të, kur ishte trajner i Fiorentinës, ndoshta mbi 20 vite më parë, dhe shpesh për të parë stërvitjen që bënte.

Kam jetuar shumë pranë Firences, shumë afër stadiumit. Isha një trajner, ndoshta në Seria D. Ishte e lehtë për mua, sepse isha trajner i një ekipi të vogël pranë Firences, Antella, në pjesën jugore të Firences, shumë afër fushës së stërvitjes së Fiorentinës”.

Dy dekada më vonë, Sarri ia kthen favorin, duke e mirëpritur Ranierin, para se të merrte drejtimin e Fulhamit. Në fund të fundit, ai theksoi atë që pret kur të dy të vihen “kokë më kokë” në “Stamford Bridge”, të dielën:

“Unë kam biseduar me Ranierin për tri ditë, rreth një muaj më parë. Ai erdhi në “Cobham” për të parë dy a tri seanca trajnimi. Donte të fliste me mua, me Gianfranco Zola. Zakonisht, ekipet e Claudios janë me të vërtetë të fortë. Ato mbrohen shumë mirë. Janë të rrezikshëm në kundërsulm, si Leicester, por jo vetëm”.

Chelsea aktualisht është i katërti në renditjen e Premier League, pavarësisht humbjes kundër Tottenham, në ndeshjen e fundit të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat