“Unë jam i ngjashëm me Pique”; talenti “i shkel syrin” Barcelonës

Futboll

“Unë jam i ngjashëm me Pique”; talenti “i shkel syrin” Barcelonës

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 11:30
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt e krahasoi veten me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, duke thënë se sheh ngjashmëri midis tij dhe yllit spanjoll. De Ligt ka qenë i lidhur me një numër klubesh të mëdha për një kohë të gjatë, me Barcelonën si “kontrabandiste” për të nënshkruar me ndërkombëtarin e ri holandez.

Me këto lidhje, që ende përfliten, De Ligt shtoi pak benzinë në zjarr, duke e krahasuar veten me yllin e Barcelonës. “Unë jam i ngjashëm me Pique, – i tha holandezi “ELF Voetbal Magazine”. – Më pëlqen ta mbaj topin nga prapa. Në mbrojtje jam i fortë dhe, ashtu si Gerard, e kam filluar futbollin si mesfushor”.

Përveç kësaj, De Ligt pati lavdërime për stilin e lojës së Barcelonës, duke thënë se ishte trajnuar në mënyrë të ngjashme, duke luajtur gjatë kohës së tij tek Ajax. Barcelona dhe Ajax kanë qenë prej kohësh të lidhura, që nga ditët e Johan Cruyff me të dyja klubet, gjithmonë duke e vëndosur prioritet futbollin sulmues e dinamik, me aftësi të forta të posedimit të topit.

“Stili i lojës së Ajax është i ngjashëm me atë të Barcelonës, – shtoi ai. – Presioni i lartë, një linjë e lartë mbrojtëse dhe një nivel i lartë i posedimit të topit janë në bazë të futbollit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat