Nuk janë të një babës, Reshati e Besarti, por kanë me të njëjtin emër e mbiemër babën!

Futboll

Nuk janë të një babës, Reshati e Besarti, por kanë me të njëjtin emër e mbiemër babën!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 12:54
Reshat Ibraimi me babain e tij, Ganiun

Raste të rralla në botë! Gazetari sportiv i mirënjohur Reshat Ibrahimi dhe futbollisti i mirënjohur, Besart Ibraimi, nuk janë të një qytetit në Maqedoni! Besarti është nga Kërçova, Reshati nga Kumanova. Karakteristikë është se baballarët i kanë emnakë dhe me të njëjtin mbiemër.

Image

Besart Ibraimi

Babai i Reshatit quhet Gani sikurse edhe i Besartit, rast i rrallë dhe i veçantë, sidomos për dy njerëz të sportit. Reshatit qeshet, sepse është një rast interesant, kur kihet parasysh se e përcjell shumë Besartin si futbollist që luan për kampionin dhe fituesin e Kupës së Maqedonisë, Shkëndija nga Tetova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat