Skënderbeu-Teuta dhe Luftëtari-Kukësi, Shkëmbi rikthehet në stadiumin

Futboll

Skënderbeu-Teuta dhe Luftëtari-Kukësi, Shkëmbi rikthehet në stadiumin

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 13:02
Skënderbeu-Teuta dhe Luftëtari-Kukësi, Shkëmbi rikthehet në stadiumin

Java e 15-të e Kategorisë Superiore, vazhdon këtë të shtunë me dy sfida shumë interesante dhe shumë të bukura për t’u parë. Vëmendja më e madhe do të jetë në Korçë aty ku Skënderbeu i Orges Shehit do të presë Teutën e Bledi Shkëmbit që është në superformë. Një sfidë plot nostalgji kjo për ish kapitenin legjendar të korçarëve Bledi Shkëmbi që për herë të parë në një ndeshje zyrtare do të sfidojë bardhekuqtë si kundërshtar në stadiumin ku u kthye në idhullin e tifozerisë korçare duke fituar 5 tituj kampion me Skënderbeun dhe duke u mbyllur në nivelin më të lartë karrierën e tij brilante. 5 fitore dhe 2 barazime ka regjistruar Teuta në 7 javët e fundit, statistika këto që i bëjnë durrsakët skuadrën më në formë të kampionatit, ndërkohë që Skënderbeu në 3 ndeshjet e fundit ka patur oshilacione duke marrë vetëm 4 pikë. Në fazën e parë Shkëmbi i dha një leksion Shehit në Niko Dovana duke e mposhtur 2-0 por sot përpara publikut korçar ish-portieri do të kërkojë t’i kthejë reston ish-shokut të skuadrës. Në orën 14:00 do të luajë një tjetër transfertë delikate pas asaj ndaj Kamzës. Fitorja në javën e fundit ka rikthyer optimizmin te skuadra e Cungut, por Luftëtari i Gentian Mezanit është gati për betejë sot dhe për t’u hakmarrë në një farë mënyre për atë humbje 1-0 të fazës së parë në Elbasan Arena ndaj verilindorëve ku bluzinjtë u ndjenë të vjedhur me Kukësin që triumfoi me një penallti shumë bujare të kthyer në gol nga Reginaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat