Drenica bindshëm, KEK-u në histori për seri të zezë!

Futboll

Drenica bindshëm, KEK-u në histori për seri të zezë!

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 14:55
Drenica bindshëm, KEK-u në histori për seri të zezë!

Skuadra e KEK-ut nga Kastrioti është futur në histori për serinë e rezultateve të zeza, në 17 ndeshje kanë vetëm një barazim dhe të gjitha humbje! Drenica e mposhti me rezultat 5:1 KEK-un, në ndeshjen e fundit për stinorin vjeshtor.

Tri  pikë domethënëse dhe të qetësisë për skuadrën drenicase. Në minutën e 28-të, Armend Abazi shënon për 1:0, ndërsa Osman Osman Mëziu shton epërsinë në 2:0 në atë të 33-tën.

Në pjesën e dytë, Drenica realizoi edhe tre gola tjerë përmes Ermal Veliqit (55’),  Diar Mustafa (60’) e Armend Abazit (87’) dhe për KEK-un Rilind Nimani (90’). Drenica e mbyll dimrin në vend të pestë me 24 pikë, kurse KEK-u është i fundit me 1 pikë, rekord i zi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat