Feronikeli shumë më i mirë se Flamurtari

Futboll

Feronikeli shumë më i mirë se Flamurtari

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 14:54
Feronikeli shumë më i mirë se Flamurtari

Feronikeli nga Drenasi përkohësisht merr kreun e tabelës apo do të qëndrojë tërë dimrin nëse nesër Prishtina dështon në duel me Dritën nga Gjilani.

Skuadra nga Drenasi para shikuesve të vet e mundi me rezultat 2:0 Flamurtarin nga Prishtina, kësisoj ngritët në vend të parë me 39 pikë, ka një ndeshje më shumë dhe dy pikë me tepër se Prishtina në vend të dytë.

Në minutën e 16-të, Yll Hoxha nga rreth 17-18 metra me një goditje të fortë i kaloi në epërsi vendasit, kurse  sulmuesi Kastriot Rexha (56’) vulosi fitoren 2:0. Feronikeli udhëheq kreun me 39 pikë, kurse Flamurtari është në pozitën e shtatë me 22 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat