Zoti të marroftë, për çka po flet dhe kush të dha leje në Kosovë, o i pafytyrë...

Futboll

Zoti të marroftë, për çka po flet dhe kush të dha leje në Kosovë, o i pafytyrë...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 15:19
 Dragan Xhajiç, kryetar nderit i këtij klubit famëkeq, kampion i Serbisë, së bashku me drejtorin sportiv Mitar Mërkella, ish futbollist dhe një farë drejtori i përgjithshëm në klub,  Zvezdan Terziq, vizituat Kosovën

Të futesh në territor të një shtetit tjetër dhe të njohur ndërkombëtarisht, duhet leje nga institucionet e shtetit të Kosovës. Zyrtarët e lartë të Cërvena Zvezdës së Beogradit futen të premten në Kosovë, kushedi nga cilat pika, përmes kufirit të Jarinjës apo ndonjë rrugës qarkore (fshehtas nëpër male).

 Zyrtarët e klubit famëkeq serb, Cërvena Zvezda nga Beogradi, kushedi se me çfarë prapavije janë futur në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Mitrovicës dhe çka biseduan me serbët!  Dragan Xhajiç, kryetar nderit i këtij klubit famëkeq, kampion i Serbisë, së bashku me drejtorin sportiv Mitar Mërkella, ish futbollist dhe një farë drejtori i përgjithshëm në klub,  Zvezdan Terziq, vizituat Kosovën. “Ata u takua me përfaqësues të studentëve dhe klubeve sportive nga veriu i Kosovës dhe Metohisë”, shkruan “Kurir”. Duke iu referuar disa shkrimeve të mediave serbe, këta paskan pas kohë t’i njoftojnë studentët edhe për krizën që kishte kaluar Zvezda.

Sipas Terziqit, Zvezda të gjitha borxhet vet i ka kthyer, e borxhi ka mbet 10-12 milion euro. “Borxhi drastikisht ka rënë nga 54 milion euro në 10-12 milion euro.  Kemi ne plane të veçanta dhe të aksioneve për një kohë që t’i biem në zero borxhin, për këtë na duhen rezultate sportive”, -  ka thënë Terziq në bisedë me studentë. Ardhja e këtyre zyrtarëve ka prapavija politike dhe është e turpshme. Madje, janë fryrë, duke thënë se Bardh e kuqtë vetëm me hyrjen në Champions League i kanë fituar 15 milion euro dhe janë shpërblyer për çdo pikë të fituar. Kjo edhe një herë dëshmon se klubi famëkeq përkrah të keqen dhe nuk njeh shtetin e Kosovës.  

Krejt në fund, Terziq, Zoti të marroftë, për çka po flet dhe kush të dha leje të futesh në Kosovë? A thua, nga cilat pika u futet apo si u futet në shtetin e Kosovës për të sjellë lloj lloj propagande kundër shqiptarëve.  Historikisht Zvezda njihet si klub që ka urrejtje dhe është kundër shqiptarëve dhe futja e këtyre zyrtarëve, si Xhajiç, Mërkella e Terziq, vërtet është shqetësuese dhe neveritëse, sepse askush nuk di se çka fshihet në prapavijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat