Ja rezultatet e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës

Futboll

Ja rezultatet e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:26
Pamje nga një ndeshje

Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 17-të në IPKO Superligë. Feronikeli e ka mposhtur Flamurtarin, me rezultat 2-0 në stadiumin  “Rexhep Rexhepi. Golat për Feronikelin i shënuan Yll Hoxha (16’) dhe Kastriot Rexha (56’). Më fitore stinorin vjeshtor e ka mbyllur edhe Llapi që në shtëpi e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 1-0. Golin e vetëm për llapjanët e shënoi Hamdi Namani (30’). Tri pikë të rëndësishme i ka arkëtuar edhe Gjilani që e mundi Ferizajn, me rezultat 1-0, me golin e Ansi Nikës (61’). Ndërkohë, Drenica ka shënuar fitore në duel me KEK-un, me rezultat 5:1. Armend Abazi (20’, 87’), Mziu (31’), Ermal Veliqi (55’) dhe Diar Mustafa (60’) shënuan golat për Drenicën, derisa  golin e vetëm për KEK-un e shënoi Nimani (90’).

IPKO Superliga – java 17
E shtune

Gjilani – Ferizaj 1:0
Drenica – KEK-u 5:1
Llapi – Liria 1:0
Ferronikeli – Flamurtari 2:0
E diel
Trepça’89 – Ballkani
Prishtina – Drita

Liga e parë – Java 16
E shtune

Trepça – Vitia 1:2
Istogu – Kika 4:1
Fushë Kosova – Dukagjini 0:1
E diel
Besa – Vllaznia P
Vushtrria – Vëllaznimi
Drenasi – Ramiz Sadiku
2 Korriku – Onix Banja
Bashkimi K – Arberia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat