Dortmundi nuk lëshon pe, fiton ndaj Freiburgut

Futboll

Dortmundi nuk lëshon pe, fiton ndaj Freiburgut

Nga: K. G. Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 17:22
Marco Reus

Dormundi vazhdon serinë e mirë të rezultateve në Bundeliga I.  Skuadra verdhezi shënoi fitore të rëndësishme me rezultat 2:0 kundër Freiburgut, në ndeshjen e javës së 13-të. 

Futbollisti Marco Reus ka qenë i saktë nga penalltia në minutën e 40-të, kurse Paco Alcacer shënoi për 2:0 (90+2), protagonistë që i sollën tri pikë domethënëse verdhezinjeve, që kryesojnë me 33 pikë të mbledhura në kampionatin gjerman, kurse Freiburg është në pozitën e 11-të me 13.

Dortmundi ka shtatë pikë më shumë se Monchengladbach, që mban vendin e dytë por ka një ndeshje me pak dhe nëntë se kampioni në fuqi Bayerni, që zënë pozitën e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat