Bayerni importoi pikë të plota nga Bremeni

Futboll

Bayerni importoi pikë të plota nga Bremeni

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 17:22
Bayerni importoi pikë të plota nga Bremeni

Bayern Munihu importoi tri pikë të mëdha nga Bremeni dhe ruan hapin në luftë për kreun e tabelës në Bundesliga I.   Bavarezët treguan më shumë nga loja se sa vendasit dhe me meritë fituan.

Futbollisti Serge Gnabry nga afërsia shënoi për 0:1 në minutën e 20-të. Pas 13 minutave (33’), Yuya Osako me kokë nga afërsia shënon për rezultatin 1:1 pas krosimit fenomenal të Kruses. Gnabry e ka pasur ditën e tij, duke shënuar golin e dytë. 

Në minutën e 50-të, Muller asistoi deri te Gnabry dhe ky nga afërsia shënon golin e fitores. Bayerni është në vend të tretë me 24 pikë, ka nëntë me pak se lideri Dormundi dhe Werderi renditet në pozitën e tetë me 18 pikë. 

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, qëndrojë në bankë dhe nuk iu dha hapësirë asnjë minutë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat