Hasani tregon vlerat, shënon në Hungari

Futboll

Hasani tregon vlerat, shënon në Hungari

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 19:00
Hasani tregon vlerat, shënon në Hungari

Ish reprezentuesi i Kosovës U-21, Florent Hasani, tregoi edhe një herë vlerat e tij në kampionatin hungarez. Ai është protagonist që Diosgyori u kthye me një pikë në duel me Haladas-in, ku barazuan me rezultat 1:1. 

Ish futbollisti i Trepçës ’89 u paraqit titullar, i cili shënoi në minutën e 64-të për epërsinë (0:1) e Diosgyorit, por vendasit barazuan 1:1 në minutën e 70-të përmes Habovdas. Hasani luajti deri në minutën e 78-të dhe ishte ndër më të mirët. Ky është goli i tretë i tij në kampionatin hungarez.

Diosgyori është në vendin e dhjetë me 13 pikë, kurse Haladas i fundit me 9 pikë (i 12-ti) pas 16 javëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat