Nënshkruhet marrëveshja “Grassroots Charter”, edhe një lajm i mirë për Kosovën

Futboll

Nënshkruhet marrëveshja “Grassroots Charter”, edhe një lajm i mirë për Kosovën

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 19:03
Nënshkruhet marrëveshja “Grassroots Charter”, edhe një lajm i mirë për Kosovën

Në prag të tërheqjes së shortit për kualifikimet e Evropianit 2020, që mbahet nesër, krerët e FFK-së, presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, në Dublin kanë zhvilluar takim me krerët e UEFA-s, presidentin Aleksander Ceferin dhe sekretarin e përgjithshëm, Theodore Theodoridis. Me këtë rast është zhvilluar edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për futbollin bazik nëpërmjet të cilës FFK bëhet anëtare e “UEFA Grassroots Charter”. Nëpërmjet kësaj marrëveshje FFK do të ketë mundësi të promovojë dhe zhvilloi futbollin bazik tek të rinjtë dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë dhe të përcaktojë standardet dhe përgjegjësinë sociale të futbollit. Kjo kartë përkrah, stimulon, njeh dhe shpërblen zhvillimin e futbollit në nivel kombëtar. Krerët e UEFA-s përgëzuan FFK-në për punën e bërë në dy vitet e para si anëtare e UEFA-s, sidomos në futbollin bazik, në punën me fëmijët, në promovimin e futbollit tek femrat dhe tek kategoritë e ndryshme sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat