Filloi Kampi dyditorë për U15 në Gjermani 

Futboll

Filloi Kampi dyditorë për U15 në Gjermani 

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 19:06
Filloi Kampi dyditorë për U15 në Gjermani 

Sot në Grunberg të Gjermanisë ka filluar kampi dyditorë për grupmoshën 15-vjeç. Në këtë kamp janë të pranishëm 35 futbollistë, kryesisht nga Gjermania, por që disa janë edhe nga Austria dhe Anglia. Gjatë dy ditëve të këtij kampi trajnerët Gazmend Haliti, Isa Sadriu, Besnik Kollari e Valmir Bytyqi do të kenë mundësi të punojnë me këta futbollistë dhe t’i shohin cilësitë e secilit prej tyre. Ky është kampi i pestë me radhë që organizohet nga FFK-ja në Gjermani dhe ka për qëllim që t’i zbulojë me kohë talentet e futbollit në mënyrë që ata ta përfaqësojnë Kosovën në ekipet zingjirë të kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat