“Mourinho është njeri i madh”

Futboll

“Mourinho është njeri i madh”

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 21:26
Jose Mourinhon

Përkundër rezultateve tejet të dobëta me Manchester United, janë disa njerëz që ende kanë lëvdata për Jose Mourinhon.

Claudio Ranieri së fundmi ka lëshuar disa lëvdata për portugezin, duke zbuluar gjithashtu se Mourinho ishte i pari që e telefonoi italianin pasi ky i fundit u emërua trajner i Fulham.

Italiani thotë se Mourinho është një njeri i madh dhe me karakter të fortë.

“Jose Mourinho. Njeri i madh. Trajner i madh. Karakter i fortë” ka thënë Ranieri për “Gazzetta dello Sport”,

Kujtojmë se Mourinho sot përsëri bëri një hap fals me skuadrën e tij, duke barazuar me Southampton 2:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat