Zeneli shënon me Heerenveen, golin ia dedikon gjyshit që i ndërroi jetë para ndeshjes së Kosovës

Futboll

Zeneli shënon me Heerenveen, golin ia dedikon gjyshit që i ndërroi jetë para ndeshjes së Kosovës

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 22:51
Ylli kosovar, Arbër Zeneli

Ylli kosovar, Arbër Zeneli po vazhdon formën e tij briliante edhe në Eredevisie.

Ai sot ka realizuar golin e dytë për  Heernveen, në përballjen kundër Sittard.

Golin, Arbëri e realizoi nga pika e bardhë, në minutën e 47’ të këtij takimi.

Pasi e dërgoi topin në rrjetë, në festimin e tij, Zeneli tregoi një bluzë ku shkruhej “Babgjysh këtë gol ta dedikoj ty”,

Ky gol ishte i treti për anësorin kosovar këtë sezon në Eredevisie. Ai gjithashtu ka edhe 7 asistime në 14 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat