Mourinho “thumbon” Pogba pas barazimit me Southampton

Futboll

Mourinho “thumbon” Pogba pas barazimit me Southampton

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:03
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij pas barazimit 2-2 me Southampton pasditen e së shtunës.

United përsëri nuk ka marrë tre pikët në Premier League dhe vazhdon rënien në renditje, gjithsesi Mourinho mendon se mungesa e thjeshtësisë i ka kushtuar fitoren Djajve të Kuq.

Humbëm shumë topa në gjysmëfushën kundërshtare, dhe kjo na hoqi vazhdimësinë. Atë që bëmë shumë mirë në 15-20 minutat e fundit të pjesës së parë, nuk arritëm ta bënim edhe gjatë pjesës së dytë.

Humbëm shumë topa në mesfushë. Dhe kur lojtarët nuk e kuptojnë se thjeshtësia është gjeniale, sidomos në disa pjesë të lojës, dhe ata vazhdojnë ta komplikojnë lojën, atëherë nuk mund të kemi vazhdimësinë,” shprehet Mourinho, i cili nuk përmend emra, por e ka thënë edhe në të shkuarën se Paul Pogba e mban topin më tepër sesa duhet duke u munduar të bëjë gjëra të pamundura.

“Gjithsesi, treguam shpirt gare, luftuam dhe përmbysëm duke luajtur në limetet tona. Lojtarët treguan respektin për fanellën dhe klubin. Nuk është rezultati që donim, por mendoj se paraqitja ishte pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat