Rekord negativ i Gareth Bale, mësoni sa ndeshje nuk ka shënuar goli uellsiani

Futboll

Rekord negativ i Gareth Bale, mësoni sa ndeshje nuk ka shënuar goli uellsiani

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:29
Gareth Bale

Real Madrid ka mposhtur 2-0 Valencia-n në “Santiago Bernabeu”.

Ishte një sfidë e kontrolluar nga Los Blancos ë cilët mund ta kishin zgjidhur më herët, por në fund morën tre pikë shumë të rëndësishme dhe tani presin rezultatin e ekipeve të tjera që luajnë të dielën.

Gareth Bale nuk ka arritur të shënojë në 10 ndeshjet e fundit me Real (793 minuta pa shënuar), një rekord negativ i uellsianit.

Real bën një start të shkëlqyer të ndeshjes dhe arrin të kalojë në avantazh që në minutën 8’.

Me shumë fat krosi i Carvajal devijohet nga Daniel Wass i cili e shtyn në rrjetën e tij. Në minutën e 29’ ishte Gareth Bale ai që mund të kishte dyfishuar rezultatin, por goditja e tij pritet nga Neto.

Vendasit arrijnë të dominojnë lojën duke mos e lejuar Valencia-n të tregohet e rrezikshme në zonën e tyre, por nuk arrijnë të shfrytëzojnë më së mirë mbajtjen e topit teksa shumica e rasteve të Real Madrid nuk e shqetësojnë portierin mik.

Pas pushimit Valencia regjistron mundësinë e parë serioze drejt portës madrilene, por goditja e Mina përfundon vetëm pak centimetra sipër traversës.

Një tjetër mundësi erdhi në minutën e 65’ për miqtë, por edhe këtë herë goditja e Gabriel përfundon jashtë portës.

Në minutën e 73’ Asensio ka mundësinë më të mirë për vendasit në pjesën e dytë, por goditja e tij pritet nuk shkon në portë.

Në minutën e 84’ erdhi goli i nokautit. Ishte Lucas Vazquez ai që dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat