Ofendimi në mesjavë, Spalletti paralajmëron babain e Lautaro Martinez

Futboll

Ofendimi në mesjavë, Spalletti paralajmëron babain e Lautaro Martinez

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 00:56
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti i ka quajtur normale komentet e Ivan Perisic ditën e sotme, por jo atë të bëra nga babai i Lautaro Martinez pas ndeshjes së humbur në mesjavë ndaj Tottenham-it.

Trajneri i zikaltërve ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Roma-n, ku ndër të tjerë është pyetur edhe për zhvillimet e fundit jashtë fushe. Perisic është rrëfyer se ka menduar largimin te Manchester United në verë dhe i pëlqen ideja e transferimit në Angli apo Spanjë, por kjo deklaratë nuk ka qenë befasuese për trajnerin.

“Është normale. Ai ka thënë gjëra normale. Por duke parë raportin që ka me të gjithë ne në skuadër, mendoj se është shumë i lumtur tek Inter.”

Gjithsesi, toni i zërit të Spalletti-t ndryshoi kur filloi të diskutonte për Lautaro Martinez, babai i të cilit ka bërë komente ofenduese në Twitter në prag të humbjes ndaj Tottenham në Champions League.

“Burracak, herët apo vonë fati yt do të mbarojë,” është shprehur babai i argjentinasit në Twitter, përpara se ta fshinte deklaratën.

“Nëse këto deklarata janë të vërteta, atëherë duhet të ekzaminohen dhe të diskutohen. Unë njoh vetëm Lautaro-n, familjen nuk jam kam takuar.

“Babai i tij duhet të kuptojë se duke më sulmuar mua, ai po sulmon Interin dhe po krijon probleme për të birin e vet, duke i prishur imazhin.

“Për t’u bërë një lojtar i fortë, duhet të mësosh si të kujdesesh për veten, por edhe për ata rreth teje. Klubet e mëdha dinë si t’i shmangin këto situata.

“Lautaro nuk ka nevojë për dikë që t’i dalë në krah. Ai është një burrë, jo fëmijë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat