Milan kërkonë të mposhtë Parmën, për vendin e katërt

Futboll

Milan kërkonë të mposhtë Parmën, për vendin e katërt

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 10:33
Foto nga ndeshja

Milan shpreson të ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me në fitore kundër Parma-s.

Kuqezinjtë kanë shtatë fitore, një barazim dhe dy humbje në 10 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Parma-s, edhe pse takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave është luajtur në 2015-ës para se Parma të binte nga kategoria.

Milan e ka fituar atë ndeshje 3-1 në “San Siro”. Skuadra e Gattuso-s ka realizuar të paktën 2 gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të Serisë A që ka luajtur kundër verdhebluve (2.8 për ndeshje). Për më tepër, Parma ka humbur 13 nga 16 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Milan-it në “San Siro” (1 fitore, 2 barazime), duke pësuar gol në ë 16 takimet.

Humbja e fundit e pësuar nga Milan në shtëpi ka qenë kundër Juventus dhe ka ardhur pas katër fitoresh dhe një barazimi në takimet e këtij kampionati të luajtura në “San Siro”. Hera e fundit që milanezët kanë humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi ka qenë në majin e 2017-ës.

Milan nuk ka pësuar asnjë humbje në 13 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur kundër ekipeve nga Emilia Romanja (11 fitore, 2 barazime). 79% të golave që Parma ka realizuar në këtë sezon janë shënuar në pjesën e parë (11 nga 14).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat