Dy yjet e skuadrës së River Plate në shënjestrën e Real Madrid

Futboll

Dy yjet e skuadrës së River Plate në shënjestrën e Real Madrid

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 11:21
River Plate

Zhvillimi i finales së dytë të Kupës Libertadores në Madrid më 9 dhjetor do të jetë një mundësi e mirë për drejtuesit e skuadrës së Real Madrid për të parë nga afër dy lojtarë të ekipit të River Plate, Exequiel Palacios dhe Juan Quintero. Të dy këta futbollistë janë vënë në shënjestrën e skuadrës “merengues” dhe mund të vijnë në La Liga që në janar, gjatë merkatos së dimrit.

Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja spanjolle “Don Balon”, sipas së cilës bisedimet mes drejtuesve të dy klubeve kanë kohë që kanë nisur, madje janë në fazë të avancuar. Palacios, 20 vjeç, është një mesfushor që luan në të gjithë fushën, një talent që konsiderohet si e ardhmja e futbollit argjentinas. Ndërsa Juan Quintero është 25 vjeç, mesfushor i kombëtares së Kolumbisë, por me shumë me përvojë.

Kosto e këtij transferimi të dyfishtë nuk konsiderohet shumë e lartë, madje presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, synon që të fusë në bisedime edhe futbollistin kolumbian James Rodriguez. Ky i fundit luan në Bundesliga me Bayern Mynih, ku është dhënë në formë huazimi, por mund të rikthehet në Amerikën Latine, duke u bërë pjesë e këtij shkëmbimi lojtarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat