Milan ishte në seri të mirë të fitoreve në Serie A, mirëpo në dy takimet e fundit Rossonerët nuk kanë marrë më shumë se një pikë.
Kësisoji ekipi i udhëhequr nga Genaro Gattuso synon të rikthehet te fitoret në ndeshjen ndaj Parmës.
Kuqezinjtë ndodhen në pozitën e pestë në tabelë me 22 pikë, dy më shumë se Parma që është një pozitë më poshtë.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Milan: Donnarumma, Abate, Zapata, Rodriguez, Calabria, Mauri, Kessie, Bakayoko, Calhanoglu, Suso, Cutrone.
Parma: Sepe, Iacoponi, Gagliolo, Alves, Bastoni, Grassi, Barilla, Scozarella, Siligardi, Inglese, Gervinho.