Në Kosovë do të zbarkojë djepi i futbollit botëror, por shqiptari nga Peja do të luajë kundër nesh

Futboll

Në Kosovë do të zbarkojë djepi i futbollit botëror, por shqiptari nga Peja do të luajë kundër nesh

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:00
Fatos Beqiraj

Kosova është në grupin më të fortë të mundshëm, në grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.  Në grupin A me djepin e futbollit botëror Anglinë, Bullgarinë, Republikën e Çekisë dhe Malin e Zi.

A e dini se në kombëtaren e Malit të Zi luan një shqiptar nga Peja përkatësisht nga shteti i Kosovës, Fatos Beqiraj, dikur futbollist i Shqiponjës së Pejës.

Një atraksion për të gjithë ne, sepse Anglia do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe në anën tjetër edhe me gjasë Beqiraj me Malin e Zi. Grup i fortë shumë i fortë, por një test edhe për selektorin e Kosovës Bernard Challandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat