Panucci tregon objektivin: Franca është favoriti kryesor

Futboll

Panucci tregon objektivin: Franca është favoriti kryesor

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:10
Panucci tregon objektivin: Ne duhet të luftojmë për vendin e dytë!

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, foli në lidhje me shortin e hedhur në Dublin të Irlandës. Numri një i stolit mendon se skuadra e tij duhet të luftojë për vendin e dytë, pasi Franca është favoritja kryesore. Shqipëria do të ketë në grup Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorën.

Shorti – “Mund të shkonte më mirë më keq, por ne e pranojmë. Do të bëjmë të pamundurën. Franca është favoriti kryesor

Shanset për kualifikim – “Gjëja më e rëndësishme për ne është të rikuperojmë lojtarët. Nëse nuk kam lojtarët nuk do të kem rezultate. Në Shqipëri nuk interesohen për gjendjen e lojtarëve, vetëm për rezultatin”.

Kundërshtarët – “Ne duhet të shkruajmë historinë dhe duhet të luftojmë për të fituar”.

Rikthimi i lojtarëve  – “Shpresojmë që të kem të gjithë lojtarët gati. Uroj që të kemi lojtarët dhe të kemi zgjedhje”.

Ku dalim? – “Do provojmë të dalim të dytët, pasi Franca është favorite. Do të luftojmë me Turqinë dhe Islandën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat